Bashkëshortja e Ramiz Lladrovciot falënderon të gjitha femrat për fitoren në Drenas

Bashkëshortja e Ramiz Lladrovcit, kryetarit të Komunës së Drenasit, ka falënderuar të gjitha femrat të cilat e kanë përkrahur gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Drenas.

Shemsije Lladrovci është parë vazhdimisht në terren bashkë me gratë tjera zyrtare të Komunës, duke takuar gratë e shumë fshatrave të Drenasit në përkrahje të Ramiz Lladrovcit.

Ajo madje ka shtruar drekë për të gjitha ato femra që punuar së bashku drejt fitores.

“Kisha kenaqesine te mirepres ne shtepine time dhe te shtroje dreke, per grate, zonjat, miket dhe familjaret e mia, te cilat gjate gjithe kohes me kane perkrahur dhe kemi punuar se bashku. Faleminderit shume, ekipes se #ForcesNdryshimit. Se bashku do jemi gjithnje fitimtar!”, ka shkruar Shemsije Lladrovci në profilin e saj në facebook./DrenicaOnline/

Lini një Përgjigje