Interi e bën ‘hor’ Udinesen

Interi e ka mposhtur 4-0 Udinesen dhe vazhdon t’i mbajë gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Interi është rikthyer te fitorja në Serie A pas humbjes befasuese kundër Juventusit në San Siro, ku pësoi 2 gola të shpejtë në fund të takimit.

Të besuarit e Luciano Spallettit morën pikët e plota në udhëtim te Udinese, duke triumfuar 0-4.

Andrea Ranocchia 12’, , Rafinha 44’, Mauro Icardi 45’ dhe Borja Valero 71’ – shënuan për fitoren e interit.

Interi tani ka shkuar në kuotën e 69 pikëve, një më pak se Lazio që do të ketë një përballje të vështirë kundër Atalantas dhe nëse sot dështon atëherë do të luftojnë kokë më kokë në sfidën e fundit të Serie A për një vend në Champions.

Lini një Përgjigje