Publikohen çmimet e Galaxy A6 dhe A6+ për vitin 2018

Së shpejti pritet që Samsungu të lansojë dy smartfonë të rinj, Galaxy A6 dhe A6 + (2018).

Tani, janë zbuluar edhe çmimet e këtyre dy smartfonëve të rinj.

Galaxy A6 (2018) pritet të kushtojë rreth 300 deri 340 euro, ndërsa Galaxy A6+ rreth 360 deri 400 euro, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, sipas raportit të ri, janë zbuluar edhe disa nga specifikat kyçe të dyshes A6. Në vend të procesorit Snapdragon, modeli Galaxy A6+ (2018) thuhet se është projektuar që të ketë procesorin Snapdragon 450.

Galaxy A6 (2018) do të ketë ekran 5.6-inç Super AMOLED me rezolucion prej 1440 x 720 pikselë, procesorin Exynos 7870 me 3 GB RAM memorie dhe në disa shtete me 4 GB, si dhe me kamerën kryesore dhe atë të përparme prej 16 megapikselë – të dyja do të kenë blicin LED.

Modeli më i madh, Galaxy A6+ (2018) do të vijë me ekran më të madh 6-inç Super AMOLED me rezolucion 2,220 x 1,080 pikselë, procesor Snapdragon 450 (ose mund të jetë 625), 3 ose 4 GB RAM memorie, si dhe kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 + 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 24 megapikselë me blicin LED.

Galaxy A6+ (2018) do të ketë baterinë prej 3,500 mAh, ndërsa Galaxy A6 (2018) prej 3,000 mAh.

Të dy smartonët e rinj të Samsungut do të punojnë me sistemin operativ Android 8.1 Oreo dhe do të ofrojnë mbështetje për dy SIM kartela dhe do të kenë portin ndaras për kartelën microSD.

Lini një Përgjigje